Kuvendi Komunal i Gjilanit, sot ka mbajtur seancën e radhës, shefi i grupit të PDK-së, Bujar Nevzati, para se të filloi seanca ka folur rreth 19 zyrtarëve të cilë pas 7 viteve Gjykata e Apelit, ka vendosur në favor të tyre shkruan Radio Star.
Jashtë rendit të punës, Bujar Nevzati, në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së, ka kërkuar nga Kryetari i Komunës që t`i sistemojë në vendet e tyre punës 19 zyrtarë komunalë, të cilët dolën të pafajshëm në një proces gjyqësor ndaj grupit prej 39 personave, që zgjati 7 vjet.
Ai tha se Drejtoria për Buxhet duhet t`i kryej të gjitha obligimet ndaj tyre, sipas ligjit. Zyrtarëve të suspenduar duhet t`u kompensohen të gjitha shpenzimet që kanë qenë të detyruar t`i bëjnë përgjatë këtij procesi, ku ata ishin akuzuar padrejtësisht, ndërsa familjeve të zyrtarëve të vdekur duhet t`u kompensohen pagat dhe t`u mbulohen shpenzimet.