Fjala ime e mbajtur sot, në mbledhjen e gjashtë të K.Komunal!
Raporti financiar janar-qershor 2023
Raporti gjashtëmujor financiar i këtij viti pasqyron më së miri mos seriozitetin, mos punën dhe dështimin e kryetarit të komunës së Gjilanit.
Ky raport që është sjellë para nesh, duhet ti ofrohet të gjithë qytetarët e Gjilanit, për ta parë edhe për ta kuptuar se qeverisja komunale është në krizë tepër të thellë, ku nuk funksionon normaliteti në punë dhe në ofrimin e shërbimeve që e ka për obligim secili institucion komunal t’ia ofrojë qytetarëve tanë.
Përderisa vitin e kaluar, arsyetimi i përbashkët i yni, si ish partner të koalicionit, për mos investime kanë qenë borgjet e trashëguara të komunës, e për qudi sot nuk na e keni sjellë fare bashkë me raportin financiar gjendjen e borgjeve që ka komuna, e po besojna që nuk keni pasur ndonjë arsye për ta fshehur këtë imformatë? Edhe pse në njërën prej seancave të kaluara, ju kryetar e keni deklaruar një gjendje të pavërtet lidhur me shumën e borgjeve.
Por sot më nuk ekziston fare arsyetimi i borgjeve, për mungesën e investimeve dhe mirëmbajtjes së investimeve përmes shërbimeve të kontraktuara. E vetmja arsye sot është mospuna, mosdija, papërvoja e juaj, problemet e brendshme institucionale, mungesa e vullnetit për të qeverisur mirë me komunën.
Sipas këtij raportit financiar, buxheti për investime kapitale është shpenzuar vetëm 21%, apo vetëm 1.9 milion euro nga 9 milion sa janë të planifikuara për këtë vit.
E jashtëzakonshme është gjendja te shërbimet publike, ku për 6 muajt e parë të këtij viti buxheti asnjë euro të vetme nuk është shpenzuar për investime kapitale nga 3 milion e 67 mijë euro të planifikuara. Ndërsa për mallra dhe shërbime kjo drejtori ka shpenzuar vetëm 23% të buxhetit prej 1 milion e 391 mijë euro.
Kjo tregon se përveç që nuk ka pas investime të reja, nuk është mirëmbajtë as infrastruktura ekzistuese në komunën e Gjilanit. Nuk ka mirëmbajtje dhe riparime të rrugëve, nuk është bërë ende asnjëhere për dy vite sinjalizimi horizontal i rrugëve, nuk janë mirëmbajtur aspak parqet, nuk ka kurfar kujdesje për gjelbërimin dhe drujtë dekorativ të qytetit, nuk janë mirëmbajtur varrezat e qytetit, të dëshmorëve poashtu, nuk janë pastruar asnjëhere shtatoret e heronjëve tanë, nuk është mirëmbajtur fare sheshi i qytetit. Ndërsa kjo drejtori i ka të buxhetuara 1.4 milion euro vetëm për këto shërbime.
Te Urbanizmi buxheti për mallra dhe shërbime është shpenzuar vetëm 8.6% ndërsa për investime kapitale asnjë 1 euro nuk është shpenzuar. Kjo drejtori për këto dy kategori i ka të buxhetuara 515 mijë euro. Ndërsa asnjë nga projektet e planifikuara nuk dihet pse nuk po realizohen?
Te Bujqësia ka pasur vonesa dhe pengesa në vazhdimësi në disa prej projekteve të planifikuara, ku buxheti është shpenzuar vetëm 2.33% për investime kapitale.
Poashtu te shëndetësia për arsye të pengesave nga ana e kryetarit të komunës për mos kontraktimin e blerjes së shërbimeve shtesë për staf shëndetësor, buxheti i planifikuar për mallra dhe shërbime është shpenzuar vetëm 17.4 %.
Poashtu kryetari komunës ka frenuar investimet kapitale të buxhetuara për ndërtimin e ambulantës në fshatin Uglarë dhe blerjen e veturës për nevojat e QKMF-së.
Si rezultat i padefinimit të kryetarit të komunës së Gjilanit, lidhur me atë se si të funksionalizohet fshati social, i cili është gatshëm për shfrytëzim, nuk është shpenzuar asnjë euro prej 180 mijë euro të ndara nga buxheti i Kosovës për ndërtimin e shtëpisë së pleqëve.
50 mijë euro të ndara për subvencionimin e pagave për punësimin e 20 personave me aftësi të kufizuara, nuk është shpenzuar asnjë euro. Po hyjm në muajin tetor dhe ka një muaj që janë kryer të gnitha procedurat dhe ende nuk i thërrasin këta persona për tia filluar punës.
Në fund të vitit kësaj drejtorie do ti mbesin së paku gjysëm milioni euro suficit, si rezultat e qasjes destruktive që e ka pasur kryetari i komunës ndaj shëndetësisë dhe mos interesimit fare për ta mbështetur këtë sektor, vetë fakti që kaluan 4 muaj dhe ende nuk e ka emëruar një drejtor në këtë drejtori fletë shumë.
Falë donatorëve të shumtë që ish drejtoresha jonë ka bashkëpunuar dhe kanë sjellë mjaftë shumë donacione për shëndetësinë, se përndryshe nuk do të kishte pasur ndonjë investim komunal si pasojë e mosbashkëpunimit të kryetarit të komunës.
Sipas informatave dhe të dhënave financiare, kryetari i komunës ka angazhuar 63 persona shumica me shkollë të mesme, përmes kontratave në vepër, ndërsa janë të lira 49 vende të punës pas pensionimit të zyrtarëve dhe shërbyesve civil, për të cilat ka dy vite që kryetari nuk lejon shpalljen e konkurseve dhe rekrutimin e stafit profesional në komunë.
Kjo po i sjell dëme të mëdha dhe shumë anëshme institucioneve të komunës së Gjilanit.
E para, buxheti rreth një milion euro i ndarë nga buxheti i Kosovës shkon suficit, njejtë sikur vitin e kaluar ku komuna e ka humbur kltë buxhet.
E dyta, komuna përmes 63 kontratave në vepër, shpenzon nga të hyrat vetanake mbi 300 mijë euro për pagat e tyre, nga buxheti i planifikuar për qëllime dhe projekte tjera. Veprim që është i kundërligjshëm.
E treta, profesionalizmi në institucionet e komunës ka rënë nën çdo nivel, sepse dominon në shumicën e të punësuarve me kontratë në vepër jokualifikimi dhe papërvoja në institucione,
E katërta, si pasojë e këtyre veprimeve ka ngecur çdo punë dhe shërbim institucional ndaj qytetarëve të Gjilanit.
E pesta, komuna e Gjilanit sipas raportit të Auditorit të Përgjitshëm është i kualifikuar dhe është konstatur si shkelje ligjore drejtëpërdrejtë nga ana e kryetarit të komunës.
Përveç këtyre, sigurisht që ka edhe shumë probleme tjera të mëdha në qeverisjen komunale, ku paknaqësia është e madhe te qytetarët e Gjilanit, të cilët nuk po shohin asnjë hap të vetmin pozitiv në asnjë sektorë të komunës.
Sigurisht që ka tema e projekte madhore, që janë përtej buxhetit komunal të planifikuar për këtë vit për Gjilanin.
Edhe është problematike me diskutu me ju, kur për projektet e vogla komunale nuk ka investime, e si të diskutojna me ju, apo të presim nga kjo qeverisje angazhim e rezultate për projektet e nivelit të autostradës së Gjilanit, e cila ju siguroj se as 30% e punimeve sipas projektit nuk është realizuar, ndërsa ju kryetar bashkë me kryeministrin e keni mashtruar opinionin se 70% e autostradës është realizuar dhe keni deklaruar se deri në fund të vitit do të kryhet?
Çka të pyesim për projektin e impiantit të ujërave të zeza ku janë buxhetuar për këtë vit 6 milion euro nga qeveria, ndërsa ende një kaci zallë nuk është lëviz najkun për kët projekte, ky buxhet po i humb Gjilanit, shkon në suficit.
Çka të dëgjojmë nga ju për stadiumin e qytetit, përveç fjalëve dhe vizatimeve të bukura, keni bllokuar dhe ndërprerë kontratën me punëkryesin, ia keni humbur 1 milion euro buxhet këtë vit që janë ndarë nga buxheti i Kosovës.
Çfarë mund të pyesim nëse qeverisja komunale e Gjilanit , ka bërë ndonjë hap sado të vogël për projektin e zgjidhjes së problemit të furnizimit ujësjelllsit të qytetit, kur dihet se me çfarë probleme të mëdha e herëpashere përballen qytetarët tanë
Çfarë jeni duke bërë me Planin Zhvillimor Komunale -PZHK, të cilin e kemi anuluar bashkë si ish partner të koalicionit, me zotimin e juaj si kryetar i komunës, se brenda dy muajsh do ta sjellni për miratim në Kuvendin Komunale bashkë me ndryshimet në PZHK. Ndërsa janë kanë kaluar 16 muaj prej asaj dite të anulimit.
A keni filluar me ekspertizën ligjore dhe financiare, për të gjitha vendimet e vlerësuara si të jashtëligjshme te disa nga zonat urbanistike, pse po heshtni tani.
Andaj, me keq ardhje e themi, se ky raport financiar, konstaton paralizën e plotë që i ka kapluar të gjitha institucionet e komunës së Gjilanit.
Ka edhe shumë çështje që kanë të bëjnë me këtë raport, por këto që i thash janë çështjet më të rënda dhe serioze të paraqitura dhe të argumentuara në secilën fushë dhe sektorë institucional.
Si përfundim, po konstatohet dhe po dëshmohet fatkeqësisht se Gjilani po vazhdon të humb miliona euro buxhet të komunës, miliona buxhet të qeverisë së Kosovës dhe të donatorëve të Gjilanit.