Enver Hoti, u përball me një ujk gjatë kohës që po lëvronte në arën e tij që gjendet në mes fshatrave Krushë e Nagavc.
Kjo tokë është planifikuar të mbillet me misër por puna mbeti në gjysmë, e krejt kjo për arsyet që tregon Hoti.
Nga gjithë kjo ngjarje ky banor u shqetësua shumë, megjithatë shpëtoi pa lëndime.
Mirëpo ky nuk është i vetmi që u frikësua nga kjo situatë.
Kjo rrugë në këtë fshat shërben edhe si shëtitore prandaj Bajram Krasniqi i cili jeton këtu, u shpreh se tashmë ju ka shtuar edhe një hall.
Për këtë ndodhi u informua edhe drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku i cili bëri të ditur se janë angazhuar ekipet përkatëse.
Nga Komuna e Rahovecit u bë e ditur se më herët nuk kanë pasur rastet të tilla.