Ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, Flamur Bunjaku, e ka kujtuar mikun e tij të zemrës, legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në katër vjetorin e ndarjes nga jeta.
Ky është postimi:
Katër vite pa mikun tim të përjetshëm, legjendën Fadil Vokrri.
Ai nuk është fizikisht në mesin tonë, por një legjendë si Fadili nuk vdes kurrë, pasi gjithmonë do ta kujtojmë për atë se çka i dha futbollit dhe shtetit të Kosovës.
Ishim së bashku në të gjitha sfidat dhe peripecitë në betejën të cilën ti e udhëhoqe, kaluam mundime, hidhërime, dështime por prap qëndroje krenar dhe vazhdoje luftën për futbollin Kosovarë. Fitove në çdo betejë e me ty të gjithë ne, e unë fitova edhe më shumë, fitova një mik të çmueshëm si ty dhe të humba shumë shpejt. Edhe sot pikëllimi im për ty nuk shëron dhimbjen miku im.
Pusho në paqe IKONË, do të mbetesh gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.
Miku yt i përjetshëm,
Flamur B.