Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, sot ka vizituar kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin shkruan Radio Star.
Bunjaku-Rexhepi tregon sëbashku me Hazirin bashkëbiseduan për projekte madhore për qytetin e Gjilanit, siç janë Ujërat e Zeza, impiantët dhe kolektorët e ujërave të zeza, zgjerimin e hyrje-daljeve të qytetit, tregun e gjelbërt dhe të kafshëve.
Postimi i plotë:
Sot kisha nderin ta vizitoja dhe të bashkëbisedonim me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Hazirin, liderin që po e bën Gjilanin nga lloçi e vadat, në një qytet modern. Biseduam për projektet madhore, si: Ujërat e Zeza, impiantët dhe kolektorët e ujërave të zeza, zgjerimin e hyrje-daljeve të qytetit, tregun e gjelbërt dhe të kafshëve. Diskutuam për arsimin dhe përgatitjet për fillimin e mësimit në shtator e sfidat e mëdha në pandemi, duke i ofruar përkrahjen time të pakursyer.
Falënderova liderin Haziri, që Gjilanit po i jep zhvillim të madh urban dhe që po e presin edhe shumë projekte të tjera gjigante!