Përmes një statusi në ‘facebook’, deputetja nga radhet e LDK-së nga dega në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhpi, ka reaguar ndaj kryesuesit të Kuvendit Komuna në Gjilan.
Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se ai jo vetëm ofendoi asambleisten e LDK-së, Gresa Avdiun, por ofendoi të gjitha vajzat e reja e gratë në jetën publike.
Shkrimi i plotë:
Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Gjilan, jo vetëm ofendoi asambleisten e LDK-së, Gresa Avdiun, por ofendoi të gjitha vajzat e reja e gratë në jetën publike.
Përmes gjuhës së tillë, gratë dekurajohen për vendimmarrje lokale e qendrore, prandaj një gjuhë e tillë jo vetëm nuk duhet të përsëritet, por duhet të luftohet deri në fund nga pozitë dhe opozitë në Kuvendin Komunal.
Mentaliteti i tillë vetëm tregon për patriarkalizmin, autoritarizmin dhe sjelljen e papjekur politike të LVV-së në pushtet.