Deputetja nga radhët e LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ne këtë qytet ku burri dyshohet se ka vrarë gruan e tij shkruan Radio Star.
Dhuna vazhdon dhe trajtimi i tillë i gruas në shtëpi është shndërruar në dukuri që duhet të luftohet urgjentisht ku një gruaje i është marrë jeta në mënyrën më mizore nga bashkëshorti” shkruan Bunajku-Rexhepi në Facebook.
Postimi i plotë:
Lajmi i sotshëm se një grua përfundoi jetën nga një burrë, është tragjedi e shumëfishtë për krejt Kosovën: vrasjet vazhdojnë, dhuna vazhdon dhe trajtimi i tillë i gruas në shtëpi është shndërruar në dukuri që duhet të luftohet urgjentisht. Prandaj, duhet rimobilizim i gjykatave, prokurorisë dhe policisë në trajtimin adekuat të dhunës në familje, ndërsa të shtohen dhe të zbatohen dënimet e rënda ndaj të gjithë atyre që bëjnë vepra të rënda penale. Stop, stop, stop!/RadioStar/