Bunjaku-Rexhepi meritat për ndalimin e të gjitha lojërave të fatit ia ka lënë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Është një iniciativë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi ne kemi kërkuar seancë të jashtëzakonshme. Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur për ndalimin e të gjitha lojërave të fatit dhe kazinove”.
“Sot, LDK-ja liroi të gjitha lagjet dhe ia mundësoi edhe familjeve që të rrinë të qeta në shtëpitë e tyre”.
“Lojërat e fatit dhe kazinotë prekin shumë familje pasi sjellin shumë probleme. Prej vendimit për mbylljen e lojërave të fatit në Shqipëri, të gjithë janë vërsulur në Kosovë dhe normalisht që kemi reaguar si LDK dhe e kemi thirrur seancën e jashtëzakonshme”.
“Falënderojmë të gjithë deputetët dhe partitë politike që votuan rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës”.