Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një statusi në facebook, pas situatës së krijuar në Kosovë nga pandemia COVID-19, ka thënë që bizneset të lirohet për 3 muaj nga pagesa e detyrimeve tatimore.
Postimi i plotë:
Pas situatës se krijuar, pas bllokimit te jetës institucionale dhe ekonomike, barra më e madhe do te bie mbi bartësit e aktvitetiteve ekonomike, pra te bizneseve private!
Ne pamundësi te zhvillimit te aktiviteteve të tyre, e si rrjedhoj, edhe ne pamundësi të realizimit te hyrave, e shohim te udhës qe bizneset vendore te lirohen për 3 muaj nga pagesa e detyrimeve tatimore, si dhe obligimeve bankare!
Eshte momenti i duhur, të tregojmë se shteti di ti mbroj, ata te cilët janë më meritorët per zhvillimin e tij!