Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj avoktati Tom Gashi, i cili në një debat televiziv ai ju drejtua Tërmkollit me fjalën “Zoti Tërmkolli” shkruan Radio Star.
Bunjaku-Rexhepi ka thënë se Tom Gashit, në studion televizive nuk i mjaftoi sërisht ta fyen rëndë anëtaren dhe aktivisten e zellshme të LDK-së dhe çështjes së Kosovës, Melihate Tërmkollin.
Shkrimi i plotë:
Avokati militant partiak sërish me shkelje. Nuk i mjaftoi fyerja e njeriut që kërkonte lëmoshë në rrugë, as fjalët në studio televizive nga më të rëndat dhe sërish fyen rëndë anëtaren dhe aktivisten e zellshme të LDK-së dhe çështjes së Kosovës, Melihate Tërmkollin, me baza të dënueshme kushtetuese. Tërmkolli mbetet ndër politikanet më të veçanta në skenën politike dhe ne mbrojmë me krenari integritetin e personalitetit të saj./RadioStar/