Anëtarja i Kryesisë së LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka votuar kundër propozimit që Vjosa Osmani të shkarkohet nga posti i nënkryetares së partisë, që ua dërgoi Këshillit të Përgjithshëm për votim kryetari Isa Mustafa.
Bunjaku-Rexhepi për Radio Star ka thënë se Vjosa gaboi që nuk e respektoj vendimin e shumicës, por nuk e kemi komoditetin ta përjashtojmë Vjosën, Vjosa i duhet LDK’së.