Ndjenjë e jashtëzakonshme kur viziton fabrikën për prodhimin e biçikletave “Albimi” dhe “Pilot Bike”, e themeluar nga afaristi i suksesshëm, Ibrahim Krivaqa, më 1999.
Ky biznes gjigant numëron 55 punëtorë dhe më punën e tyre mbresëlënëse arrijnë të prodhojnë më shumë se 30 mijë biçikleta brenda vitit, ku 80% eksportohen ndersa pjesa tjetër ndalet për tregun e Kosovës.
Përveç kësaj, me z. Krivaqa biseduam për sfidat që ky biznes së bashku me fabrikën e tekstilit, ku janë të punësuar 120 persona, kanë hasur si pasojë e COVID-19.
Kandidatja për kryetare të komunës së Gjilanit u zotua që me ardhjen e PDK-së në pushtet, ndihma e Komunës ndaj bizneseve, të vogla dhe të mëdha nuk do të mungojë asnjëherë.
Me Leonorên si kryetare e ardhshme e Gjilanit, të gjitha bizneset do të kenë përkrahjen maksimale që iu nevojitet!
#bashkëpërGjilanin
#PDK177
#LeonorapërGjilanin