Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëria Nagavci ka pasur sot një detyrë shtesë. Ajo ia ka servuar dreken deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk kanë lëvizur nga vendet e tyre përkundër që Kuvendi kishte shkuar në pauzë.
Nagavci i ka servuar burek e jogurt për secilin deputet. Jogurtët kanë qenë të fabrikës së qumështit Vita. Ata kanë bërë drek nëpër vendet e tyre.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë penguar votimin e marrëveshjes së Demarkacionit duke hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.