Shkruan: Avni Rudaku
Përveç vrasjes së njeriut me paramendim, që duhet burgim i përjetshëm, vlerësoj se burgim të përjetshëm duhet të ketë për të gjitha motivet, situatat konfliktuoze dhe shkaset vijuese:
1. Vrasje me shkas “m’këqyrke shtrembër”;
2. Vrasje me shkas “ma shkeli këmbën”;
3. Vrasje me shkas “m’shtyu në turmë në klub nate, ndeshje futbolli”;
4. Vrasje me shkas “ma këqyrke gruan”;
5. Vrasje me shkas “ma shajti nanën”;
6. Vrasje me shkas “ma zuri parkingun”;
7. Vrasje me shkas “ma zuri radhën e pritjes te berberi, tek administrata publike, te posta”;
8. Vrasje me shkas “ma zuri karrigen, e unë isha para tij në kafeteri”;
9. Vrasje me shkas “më ra bori në trafikun rrugor”;
10. Vrasje me shkas “ma fshiu dhe ma bëri bllok në fejsbuk”;
11. Vrasje me shkas “m’tejkaloi me veturë”…
Nuk duhet të ketë burgim të përjetshëm vetëm për pasoja të pafalshme si vrasja me paramendim, por edhe për arsyet e një sherri, si motivi tejet çnjerëzor e primitiv, m’këqyrke shtrembër.