Alban Hyseni prezantoi Prof. Dr. Burim Berishën si anëtarin më të ri të kabinetit të tij, në rolin e Këshilltarit për Çështje Ekonomike.
Me një përvojë prej mbi 18 vitesh në arsimin universitar dhe parauniversitar, Berisha sjell një dimension të ri zhvillimi në ekipin e Hysenit.
Shkrimi i plotë:
Prof. Dr. Burim Berisha i është bashkuar ekipit tonë në cilësinë e Këshilltarit për çështje ekonomike.
Burimi është një mik i kahershëm dhe një profesionist i dalluar. Si profesor me mbi 18 vite përvojë pune në arsimin universitar dhe parauniversitar, ai sjell një dimension dhe dinamikë të re zhvillimore.
Bashkë me profesionistë, qytetarë dhe të gjithë ata që e duan të mirën e qytetit, nuk do të ndalemi!