Kuvendi komunal i Gjilanit duhet marrë vendimin për subvencionimin e regjistrimit të fëmijëve në institucionet Parashkollore Private.
Pra secila familje që ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri në 6 vjeç dhe ka të hyrat mujore familjare nën 500 euro, të përfitojë nga 40 euro për të regjistruar fëmijët e tyre në cilëndo çerdhe private të licensuar në Gjilan.
Kjo ide dhe vendim do të lehtësojë:
1. Barrën financiare të familjeve të Gjilanit për të përfshirë fëmijët e tyre në institucione parashkollore të të gjitha shtresave;
2. Do ta lironte komunën nga ndërtimi dhe mirëmbajtja e çerdheve të reja publike;
3. Do të rriste numrin e fëmijëve të përfshirë në institucionet parashkollore;
4. Do të kemi një gjithëpërfshirje, barazi, demokraci, autonomi të personelit;
5. Do të rriste numrin e bizneseve shërbyese, në lëmin e institucioneve parashkollore dhe qëndrimeve ditore;
6. Do të rritet edukimi i fëmijëve me nevoja të veçanta;
7. Do të rriste kërkesat për licensimin dhe përmirësimin e kushteve të institucioneve parashkollore private.
8. Do të nxiste konkurencën në institucionet parashkollore publike dhe private;
9. Do të rriste numrin e të punësuarve në institucionet parashkollore private – si edukatore dhe stafin mbështetës;
10. Do të krijojë mundësitë e barabarta për fëmijët dhe prindërit, duke marrë parasysh ndryshimet në mes të fëmijëve;
11. Të drejtën për të qenë ndryshe dhe zhvillimi i gjithanshëm i personalitetit tё fёmijёve.
12. Prindërit të kenë më të lehët vazhdimin e punës në cilin do sektor privat apo publik.