Ky është shkrimi:
Mirëmëngjesi Gjilan dhe Kosova Lindore!
Pse duhen ndarë bash tani 150 milionë euro për rrugën Prizren – Tetovë, kur veq e kemi autostradën për Shkup, e jo për autostradën për Gjilan e cila e ka trasen deri te Gllama dhe me këto mjete ndoshta do të ishte përfundu?
Me tunelin për Tetovë, këta po e bëjnë bashkimin.
E, qeverive të kaluara për rrugët që lidhin Prishtinën me Tiranë e Shkup, ju thonin e keni bërë Kosovën shtet tranzit.
Unë nuk besoj që rruga Prizren-Tetovë është më e rëndësishme se rruga Prishtinë-Gjilan-Bujanoc
Mos harroni se po këta na kanë pas lodhur me fjalët se krejt buxheti i Kosovës në asfalt po e dërgoni. Ne kemi mendu që ju nuk jeni qeveri e asfaltit, po tani po e tregoni të kundërtën dhe po veproni pa prioritete, por për interesa individuale.
Këta nuk e kanë prioritet Gjilanin e as Kosova Lindore!