Kandidati për Asamblenë Komunale nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, Burim Elezi (nr. 35), ka zhvilluar një takim frymëzues me të rinj, votues për herë të parë dhe aktivistë të FRLDK-së.
Në këtë bashkëbisedim janë ndarë ide novative dhe diskutime sfiduese për të ardhmen e qytetit, me qëllim të fuqizimit të rolit të gjeneratës së re në vendimmarrje.
Elezi theksoi se energjia dhe vizioni i të rinjve janë arsyeja pse LDK mbetet forca që investon në të ardhmen. “Këto vajza dhe djem na shtojnë optimizmin dhe vendosmërinë për të mos u ndalur në rrugën drejt fitores sonë të madhe më 12 tetor”, u shpreh ai, duke shtuar se mbështetja për të rinjtë është thelbi i angazhimit të tij politik.
Statusi i plotë:
Me të rinj, votues për herë të parë, si dhe aktivistë të FRLDK-së.
Bisedë sfiduese dhe ide novative.
Këto vajza dhe djem, na shtojnë optimizmin dhe vendosmërinë për të mos u ndalur në rrugën drejt fitores sonë të madhe të 12 tetorit.
#BurimElezi35✅
#ArberIsmajli113✅
#BashkePerFitore👓
#LDKPertej
#BashkePerGjilan