Shkruan: Burim Haliti
Reagim lidhur me lajmin “KB Drita afër shuarjes”,
Nje nga lajmet më të kqija që mund ta dëgjojë një qytetar gjilanas. Shpresoj që të gjendet një mundësi e financimit të këtij klubi ikonë e qytetit të Gjilanit. Nëse jo, atëherë, ne qytetarët gjilanas duhet të vetorganizohemi dhe të mos e lejojmë një situatë e tillë të ndodhë.
Thonë që, “Shpresa vdes e fundit”, andaj nuk dua ta besoj një situatë të tillë, përkundrazi dua të besoj se në Gjilan ka ende njerëz të biznesit dhe qytetarë, që e ndihmojnë këtë shoqëri të funksionojë, ngase për njerëzit e politikës tashmë shpresa ka vdekur për situata të tilla.
Kryetar Alban Hyseni duhet të reagoni dhe ta ndihmoni klubin me paratë e taksave tona, nëse nuk e bënë për qytetarët gjilanas, bëje për shkak të premtimeve që ke bërë për KB Dritën në kohë të fushatës zgjedhore!
Në kohë moderne patriotë janë edhe ata që e ndihmojnë shoqërinë të funksionojë, e jo vetëm ata që luftojnë për liri.