Deputeti i Listës Guxo, Burim Karameta, ka adresuar kritika në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se e ka injoruar në kërkesat që i ka bërë për takime, që të japë kontributin në menaxhimin e pandemisë.Ai thotë se ministri Vitia e injoroi dhe nuk e tako, andaj siç thotë u detyrua të reagoj në rrjetet sociale dhe të adresoi kritika në drejtim të ministrit të Shëndetësisë.“Për çudi mungon një transparencë nga Vitia, dhe për këtë kërkova një reagim nga Ministria e Shëndetësisë, pasi ishte në dualizëm nëse të punoj në MSH apo si kryetar i Prishtinës. Ne kemi kaluar muajin e katërt të qeverisë, dhe e vetmja formë e komunikimit ka qenë ajo përmes postimit tim. Kemi kerkuar ditë të tëra që të takohemi si deputet, është e drejtë kushtetuese t’i shkembejmë raportet tona dhe të japim kontributet për menaxhimin e pandemisë, por injorimi ka qenë total, Vitia nuk është përgjigjur kërkesave të deputetëve për takimet për situatën me pandeminë në vend”, tha Karameta në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.Ai ka thënë se u ofendua dhe u shajt nga përkrahës të VV-së pasi e kritikoi ministrin Vitia, por ai thotë se nuk do ta ndalë askush mendimin e tij ndryshe.“Po ndodhi një gjë e tillë (u ofendova), nuk e prisja një reagim të tillë, e paraqita një gjendje faktike”, tha ai.Ditë më pare Karameta, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, duke i thënë se shtesa e fundit në vlerë prej 60 eurove nuk ishin as lëmoshë, as ndihmë, as përkëdhelje, pasi as 600 nuk do ishin të mjaftueshme.
Burim Karameta i Listës Guxo: U ofendova dhe u shajta nga përkrahësit e VV-së pasi e kritikova Arben Vitinë
Ndani këtë artikull