PROTESTOJ!
Politikë pa ndjenja njerëzore!
Punëtorët e transportit publik në Prishtinë nuk janë numra, janë njerëz, me familje, fëmijë, kredi në banka, faturat që i presin çdo muaj. Ushqehen si ju, jetojnë si ju, e kanë të njëjtat brenga si secili prej nesh.
Mospagesa e tyre nuk është vetëm padrejtësi, është dhimbje e pastër.
Do të thotë stres, borxhe, humbje dinjiteti, rrezik për mirëqenien e familjeve të tyre. Do të thotë fëmijë që shohin prindërit e lodhur e të shqetësuar, do të thotë familje që s’kanë siguri për ditën e nesërme.
Kjo situatë nuk duhet të normalizohet!
Kërkohet reflektim i menjëhershëm nga institucionet përkatëse.
Sot, jo nesër. Sepse pasojat janë të rënda: humbje vendesh pune, dëm ekonomik, shërbim publik i paralizuar, e mbi të gjitha, shëndet mendor i punëtorëve që po rëndohet çdo ditë.
Respekti fillon nga pagesa e mundit të njeriut.
Reflektoni sa më shpejt!










