Instituti për Paqe dhe Siguri ka knaqësinë të mirëpret Drejtorin e ri Ekzekutiv, z. Burim Korqa.
Z. Korqa sjell me vete mbi 23 vite përvojë pune në organizata ndërkombëtare dhe vendore, kryesisht në pozita menaxheriale dhe udhëheqëse. Karriera e tij është e ndërtuar mbi angazhimin për ndërtimin e paqes, forcimin e shoqërisë civile, zhvillimin e politikave për të rinjtë dhe gratë, si dhe promovimin e dialogut ndërkulturor e ndërkomunitar.
Ai ka udhëhequr dhe kontribuar në projekte të rëndësishme që lidhen me:
Qeverisjen e mirë dhe zhvillimin demokratik
Fuqizimin e të rinjve dhe grave në vendimmarrje
Zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe lidershipin transformues
Promovimin e paqes dhe sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe rajon
Emërimi i z. Korqa shënon një hap të ri në forcimin e vizionit të Institutit për ndërtimin e një shoqërie paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Instituti për Paqe dhe Siguri i uron mirëseardhje dhe suksese në këtë rol të ri, duke besuar se lidershipi i tij do të sjellë risi dhe impakt të qëndrueshëm.