Një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar të martën në Polici se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia më 6 shtator dhe që atëherë nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
“Më 07.09.2021 një mashkull kosovar ka raportuar se, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.”, thuhet në raport.
Rasti vazhdon të hetohet.