Të martën në Gjilan një burrë ka ndërruar jetë pasi ishte duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit.
Pra era e fortë e ka rrëzuar një dru duke e goditur për vdekje burrin nga Burnica e Gjilanit.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022 rreth ores 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaqanikut ishte duke prerë drunjë , në një moment një lis e ka zënë duke I shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Nga lëndimet e marrura rreth ores 18:00 mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin..
Me urdhër të prokurorit të shtetit kufoma do të dërgohet në IML.
Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale.