Një grua nga Podujeva ka raportuar dje në Polici se pas një mosmarrëveshje me një mashkull, për pronën e saj, ai nuk e kishte lejuar të qëndrojë në shtëpi.
Siç bëhet e ditur në raporton 24 orësh të PK-së, i dyshuari nuk e lejoi të qëndronte në shtëpi kinse ajo nuk ishte përkujdesur për nënën e tij.
“Podujevë 18.10.2021 – 10:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pas me të dyshuarin mashkull kosovar në lidhje me pronën shtëpinë e saj, nuk ishte lejuar të qëndroi në shtëpi kinse ajo nuk ishte përkujdesur për nënën e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë“, thuhet në raport.