Fondacioni “Dr. Feti Hetemi” hap konkursin për bursa për studentët e mjekësisë nga Anamorava – Fondacioni “Dr. Feti Hetemi” ka hapur thirrjen për ndarjen e bursave për vitin 2026, të dedikuara për studentët e Fakultetit të Mjekësisë me prejardhje nga komunat e Anamoravës: Gjilani, Vitia, Kamenica, Kllokoti dhe Novobërda.
Ky aktivitet organizohet në nderim të jetës dhe veprës së internistit dhe nefrologut të njohur nga Anamorava, Dr. Feti Hetemi, në gjashtëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Përmes kësaj nisme, e cila realizohet për të pestin vit me radhë, Fondacioni synon të vazhdojë misionin dhe përkushtimin e Dr. Hetemit për arsimimin dhe përgatitjen profesionale të brezave të rinj në fushën e shëndetësisë.
Gjatë këtij viti do të përzgjidhen dy studentë/e që studiojnë në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tetovës ose Universitetin e Tiranës. Secili përfitues do të mbështetet me bursë në vlerë prej 500 eurosh.
Gjatë përzgjedhjes do të merren parasysh suksesi i lartë akademik dhe gjendja ekonomike e aplikuesve.
Thirrja për aplikim do të jetë e hapur nga 1 deri më 15 gusht 2026. Kandidatët duhet ta dërgojnë formularin e plotësuar të aplikimit dhe certifikatën e notave në adresën elektronike:
fondacionidrfetihetemi@gmail.com
Formulari i aplikimit mund të shkarkohet përmes këtij linku:
https://1drv.ms/b/c/0ef7739aecd67680/IQDEuclmAz0gQKosbEN9lwfVAXclKh79jaEYM2cqb68gh2I?e=ebMMPR
Vlerësimi i aplikacioneve do të bëhet nga komisionI profesional, ndërsa emrat e studentëve përfitues do të publikohen më 19 gusht 2026.
Fondacioni “Dr. Feti Hetemi” njofton se dokumentacioni dhe të dhënat personale të kandidatëve do të ruhen me konfidencialitet dhe do të përpunohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

