Pas shtatë muajsh vonesë, Komuna e Gjilanit ka miratuar sot buxhetin për vitin 2025.
Seanca, e karakterizuar nga diskutime mes pozitës dhe opozitës, përfundoi me dakordësimin për përfshirjen e projekteve të propozuara nga partitë opozitare.
Pavarësisht disa pakënaqësive gjatë procesit, buxheti u votua unanimisht, pa asnjë votë kundër apo abstenim.