Gazetari i njohur, Berat Buzhala, i ka dhënë përkrahje protestës që do të mbahet nesër kundër shtrejtimit të rrymës.
Buzhala ka shkruar se e vetmja opozitë qe një vit është vetëm PSD, ndërsa ai ka njoftuar se vet do të marrë pnesë në protestë, gjithashtu ka ftuar edhe qytetarët tjerë të jenë prezent.
Postimi i plotë:
Shoke dhe shoqe
Opozite nuk eshte ai subjekt qe ka fitu me se shumti vota ne zgjedhjet e fundit, e qe nuk eshte qeveri. Opozite nuk eshte as ai subjekt qe e ka pase fatin me u ule ne Kuvend. Opozita nuk eshte term juridik, eshte term politik.
Qe nje vit opozite ne vendin tone po ben vetem PSD dhe Dardan Molliqaj. Eshte ky subjekt qe po i del kunder Kurtit dhe sjelljeve te tij, eshte ky subjekt qe po i mbrone interesat e qytetareve, sa here qe ata po shkelen prej kesaj qeverie, e cila i ka fitu zgjedhjet per te bere te kunderten.
Neser PSD ka organizu proteste kunder shtrenjtimit te rrymes. Ju mikesha dhe miq, hajdeni neser te dalim bashke dhe t’i kundershtojme keto masa. Me shume se sa masat, ndoshta, talljen dhe arsyetimin e tyre.
S’ka lidhje a e ke votu LDK’ne, a PDK’ne, a AAK’ne. Nuk ka lidhje ne fakt as a e ke votu LVV’ne. Lidhje ka mos me i thane PO cdo hapi qe e merr Kurti dhe klika e tij.
Leni anash ngjyrat partiake dhe ejani ne shesh. Kosova e ka shumicen shume te madhe me numra. Opoziten ne Kuvend e ka boll te lodht. Hajde ta bojme opoziten ne shesh pak me te madhe.
Une jam aty, nese eshte nevoja fikall vete, ama rrymen nuk kam me jau pagu.