Drita do të marrë pjesë edhe sivjet në garat evropiane.
Skuadra nga Anamorava Drita, do të paraqitet në Ligën e Konferencës.
Në rundin e parë eliminator, Drita do të ketë punë me klubin e njohur finlandez, Inter Turku, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e parë luhet më 6 korrik në Turku, kurse e kthimit pas një jave. Tashmë, UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes në fjalë.
Çeku Jan Petrik do ta thotë fjalën kryesore në këtë ndeshje.
Ai do të asistohet nga Kamil Hajek dhe Matej Vlcek, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Jan Moachalek.