Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve në Kosovë është 1.70 euro për litër, sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Për benzinë është 1.35 euro dhe çmimi maksimal i lejuar kurse për shitjen e gazit është 0.76 euro.
Sipas njoftimit, çmimet e lartcekura vlejnë për datën 10 shtator 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.