Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll mes Llapit dhe Dritës do të luhet më 26 maj.
Ky vendim është marrë sot nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.
“KE caktoi edhe datën e zhvillimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, e cila do të mbahet më 26 maj, ndërsa para saj do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.
Finalja e madhe e këtij viti do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja e barazhit për Superligë luhet më 28 maj, ndërsa për Ligë të Parë më 21 maj.