Për katër muaj rresht, asnjë kandidat nuk ka mundur të hyjë në provimin teorik dhe praktik për marrjen e patentë shoferit, për shkak të përhapjes së koronavirusit në Kosovë.
Pas tërë kësaj pritje, Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për të rifilluar me mbajtjen e testimeve.
Data kur pritet të rinisin testimet e kandidatëve fillon nga 20 korriku.
E gjithë procedura do të mbahet duke respektuar tërësisht masat mbrojtëse të rekomanduara nga IKSHPK.
Në vendimin më poshtë, të cilin e kanë shpërndarë autoshkollat mund të informoheni saktë sesi është planifkuar mbajtja e testimeve.