E paraparë që të mbahet këtë të mërkurë më 5 janar seanca e Asamblesë Komunale të Gjilanit, ku është paraparë që të zgjidhet kryesuesi është shtyrë për datë tjetër, më 7 janar
2022 (e premte). Rendi i punës mbetet i njëjtë.
Seanca mbahet në sallën e Kuvendit dhe fillon në ora 10:00.
Ndonëse nuk janë dhënë arsyet e shtyrjes së seancës, besohet se ajo është shtyrë pasi që Lëvizja vetëvendosje, që ka kryetarin e komunës, nuk ia ka dalë që të sigurojë koalicion, qoftë me LDK-në, apo PDK-në në mënyrë që të krijojë një shumicë në Asamble. Mësohet se sidomos bisedimet kanë qenë intensive me PDK-në, por që nuk është arritur ndonjë marrëveshje.