Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të paraqitet për herë të parë në Gjykatën Speciale të hënën.Seanca dëgjimore ndaj tij do të fillojë nga ora 11:00.
Pas bastisjes së shtëpisë së tij, Krasniqi të mërkurën është arrestuar nga pjesëtarë të EULEX-it, teksa ka njoftuar se i ishte konfirmuar aktakuza nga Specialja.
Aktakuzat nga Specialja i janë konfirmuar edhe Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, megjithëse për këta të tre ende nuk dihet se kur do të mbahen seancat.