Seanca për formimit e Qeverisë së re është caktuar për të dielën në ora 10:00. Ndonëse afati kushtetuese përfundon të dielën VV-së ende nuk i ka siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Seanca do të nis në orën 10:00.
Nga VV e kanë pranuar se nuk i kanë votat e nevojshme për Qeverinë e re, por kanë thënë se po bëjnë përpjekje maksimale që t’i sigurojnë votat deri të dielën.
Afati kushtetues prej 15 ditësh për prezantimin e Qeverisë së re skadon më 26 tetor.
Pastaj, presidentja Vjosa Osmani, brenda 10 ditësh, duhet t’i ftojë partitë në konsultim dhe, sipas diskrecionit të saj, t’ia japë mandatin një kandidati tjetër që dëshmon se ka shumicën parlamentare.











