Në aksionin e policisë që po zhvillohet në Prishtinë e Ferizaj, po marrin pjesë edhe policë nga Gjermania.
Dyshohet se disa “call center” në disa lokacione të Kosovës kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm.
Pas disa orëve të bllokuar në zyrat e kompanive ku punonin, punëtorët tashmë janë larguar nga vendi i punës.
Në lagjen “Pejton” të Prishtinës janë kryer tri bastisje ndërsa të tilla kishte edhe në Ferizaj.