Vetëm sot nga aksidentet e komunikacionit, katër persona kanë vdekur në dy raste të ndryshme.Ndaj kësaj dukurie e cila kohëve të fundit ka marr dhjetëra jetë në Kosovë, ka reaguar avokati, Besnik BerishaAi në një postim në Facebook ka sugjeruar që për të ulur këtë numër, të vendosen policë në cdo rrugë të Kosovës.
Sipas tij, policia duhet të jetë gjithandej ditë e natë, pasi asgjë nuk është më e shtrenjtë se jeta.
Më poshtë postimi i Berishës pa ndërhyrje:
Kosoves i duhen nje mije polic trafiku. Ata duhet te vendosen ne cdo rruge, ne cdo udhekryq, ne cdo rreth-rrotullim, pa dallim.
Duhet te mbulohet me polic cdo kthese, e ne vecanti ato qe perbejne rrezik per shkak te mundesise se shembjeve anesore, apo mungeses se pamjes ballore.Policia duhet te jete gjithandej, nate e dite sepse asgje s’eshte e shtrenjte se jeta.