Këngëtarja e njohur Vjollcë Osmani, e cila në skenën muzikore njihet si Leyla, ka publikuar sot projektin e saj më të ri të titulluar “Çdo natë”. Kënga, e cila trajton një temë aktuale dhe mjaft të prekshme për realitetin e sotëm, është pritur mjaft mirë nga publiku vetëm pak orë pas publikimit.
Artisja, e cila prej kohësh ka dëshmuar ritëm të lartë pune dhe kreativitet të vazhdueshëm, nuk po ndalet me projektet e reja muzikore. Leyla po vjen vazhdimisht me bashkëpunime dhe solo-projekte që po marrin vëmendje të madhe në estradë, ndërsa çdo publikim i saj po pritet jashtëzakonisht mirë nga fansat.
Me “Çdo natë”, Leyla e forcon pozicionin e saj në tregun muzikor, duke dëshmuar se mbetet një nga artistet më aktive dhe më të pëlqyera të momentit.










