Siç ishte paralajmëruar në mëngjes, është planifikuar bllokadë e rrugëve përmes Merdarit, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej drejt Suboticës, përcjell Reporteri.net.
Në njoftimin e Shoqatës së serbëve të shpërngulur thuhet se bllokada e rrugës do të bëhet çdo të hënë për tre orë nga ora 12:00 deri në ora 15:00.
Ndonëse ishte paralajmëruar se bllokada do të jetë vetëm për mjetet shqiptare, rruga është bllokuar në të dy drejtimet.
Ata kërkojnë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë së Serbisë t’u dërgojnë urgjentisht një letër të gjitha organizatave relevante ndërkombëtare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin për sot udhëtimin drejt pikës kufitare në Merdar.
Kjo vie si rezultat i paralajmërimit nga ana e serbëve për bllokim të rrugëve.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdar, se në pjesën e Serbisë, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00. Ju inkurajojmë që të përdorni pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftim.