Kosova po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të infrastrukturës sportive. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit. Peja dhe Ferizaji do të ndërtojnë stadiume të reja, ndërsa Prizreni dhe Vushtrria do të përfitojnë nga rinovime totale.
Me një buxhet total prej 37 milionë eurosh, projektet tashmë kanë kaluar fazën e hartimit dhe kanë hyrë në procedurat e prokurimit.
Shkrimi i plotë:
🏟️🇽🇰 Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit. Peja e Ferizaji po bëhen me stadiume të reja, Prizreni e Vushtrria me rinovim total.
Ka përfunduar hartimi i projekteve zbatuese për stadiumet e Pejës, Ferizajit, Prizrenit dhe Vushtrrisë, ndërsa sot i kemi shpallur procedurat e prokurimit. Nga 19 milionë euro për Pejën e Ferizajin, 13 milionë për Prizrenin dhe pesë milionë për Vushtrrinë (për stadiumin e Vushtrrisë komuna ka hartuar projektin dhe bashkëfinancon rinovimin me 20 përqind).
Vazhdojmë me vendosmëri të plotë zbatimin e planit tonë pesë vjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në vend.