Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Pos që diskutoi për çlirimtarët, në një intervistë komandanti “Çeliku” tregoi se cili i mungon më shumë.
“Secili në mënyrën e vet, dhe në rolin e vet, na mungojnë këtu, secili. Janë njerëz me personalitete të ndryshme, dhe plotësohen njëra-tjetra”, u shpreh Limaj në intervistën e cila u transmetua në kuadër të emisionit “Jehona Politike”.
Derisa ai shtoi se aktgjykimi i tij në Hagë para 20 vjetëve, po i ndihmon gjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.