Sot, bashkë me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, inspektuam punimet në asfalltimin e rrugës në fshatin Cërrnicë. Ky projekt është investim i Ministrisë së Infratrukturës dhe Transportit (MIT), ka një gjatësi afër 2 kilometra e gjysmë, kosto e të cilit është 272 mijë euro.
Fazën emërgjente të rrugëve e kemi tejkaluar, tani jemi në fazën e modernizimit të tyre. Faleminderim i posatshëm për kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Lekaj për mbështetjen e pa rezervë për projektet në Gjilan e Anamoravë. Poashtu, falemnderojmë kryetarin Haziri për bashkëpunimin në realizimin e projekteve të financuara nga niveli qëndror.
Nuk është vetëm Cërrnica, jo thjeshtë vetëm fshatrat e Anamoravës, por gjithandej Kosovës që po shndërrohen në fshatra me infrastrukturë moderne dhe të krahasueshme me zonat rurale të vendeve tê rajonit. Është obligim yni ti ofrojmë kushte të mira për jetesë gjithë qytetarëve të Republikës, në fokus ato në vende rurale.