Të jesh një “politikan”, në popullin tonë është kuptuar si :aftësi për të manipuluar masën, aftësi për të vjedhë pasurinë e popullit, aftësi për të zënë “karrigen” e për tu lidhë nyje me të!
Përmes saj të arrihet famë, apo si rrugë apo mundësi për tu pasuruar më shpejtë.
Duke u bërë kështu “politikë private” me xhepa të mbushur dhe jo “politikë publike” që do t’i kontribonin interesave të qytetarëve.
Politika si veprimtari, artë, apo mjeshtëri duhet të jetë në koordinata me qeverisjen e shtetit dhe për të mirën e qytetarëve e jo në koordinata me virusin e zhvillimit ekonomik, korrupsionin.
Për të qenë një politikë e ndershme, funksionale doemos duhet të pajiset me virtyte të larta si dhe duke i asgjësuar disa vese, paragjykime të ulta.
Barrën që kanë marrë mbi supet e tyre më shumë është përgjegjësi se sa privilegjë.
Muhamedi paqja e Allahut qoftë mbi të thotë: “Secili prej jush është bari dhe përgjegjës për tufën e tij, prijësi i popullit është përgjigjës për tufën( popullin)e tij..”
Mirëpo kjo përgjegjësi a është në nivelin e duhur?!
A është i aftë dhe kompetentë për këtë detyrë?
A është qëllimi për përfitimet personale apo për ta e ndihmu popullin?
Nëse bëjmë krahasim klasën politike tonën me politikanët botëror të suksesshëm, shohim se në shumë gjëra çalojm psh.:
1- Qëllimi, të bëhesh politikan për çfarë?
2- Mungesa e vizionit, nuk dinë se çfarë obligime ka gjatë mandatit të vet.
3- Guximi për të marrë vendime të mëdha.
4- Inferioriteti para palës tjetër, se ky është i huaj e flet anglishtë, gjermanishtë apo çfarëdo gjuhe tjetër.
5- Frika, fobija për ta tregu identitetin fetar apo tubimet me njerëzit e fesë.
6- Keqpërdorimi i detyrës zyrtare, në financa, marrja e çdo tenderi.
7-Mos transparenca para popullit.
8-Punësimi pa kritere etj.
Për fat të keq, ka mbetë vetëm sllogan i të gjithë politikanëve se do ta qeverisim vendin me “duar të pastërta”.
Andaj ju them keni frikë nga Zoti për përgjegjësit e marra, punoni për këtë vend, jepuni shpresë rinisë për një të ardhme më të mirë, e mos të shpërngulen nga vendi i tyre, sepse duam një ardhmëri më të mirë per ne dhe femijët tanë, ngase është prej rinive më të shëndosha në Evropë.
Jetoni me popullin, rrini e hani me ta, ndëgjojani brengat e tyre e jo vetëm në kohën e zgjedhjeve.
Lakmia e madhe ndaj pushtetit e pasurisë jo të ndershme të vdes zemrën e nuk je në gjendje ta kuptosh hallin e popullit.
Mos u mashtro se të do populli, ngase kjo dashuri është e imponuar shkaku i interesit, por shiko sa je i dashur kur nuk ke pushtetin, ajo është dashuria e vërtetë.
Lexo biografinë e Muhamedit paqja e Allahut qoftë mbi të, dhe katër halifet e drejtë, do ta kupton çka do të thotë të jesh udhëheqës i drejtë, i përgjegjshëm e i dashur tek populli.
Hoxhë: Bashkim Bajrami