Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për taksën e re prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Limaj është pyetur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se çfarë duhet të bëjë Serbia, që Kosova t’ia heqë taksën e vënë të mërkurën.“Duhet të ndalë diplomacinë agresive, shpifëse”, ka deklaruar ai.
“Serbia po i prish urat e bashkëpunimit, po i prish themelet e CEFTA’s”, është shprehur Limaj.Ai ka thënë se ajo që duhet të bëjë gjithashtu Serbia është “pranimi i krejt dokumentacionit të Republikës së Kosovës. Ato që ne ia pranojmë Serbisë”.Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa ajo nuk e trajton Kosovën njëjtë siç e ka trajtuar Kosova atë