Pritet që ligjet të kalojnë në Bundestag dhe Bundesrat deri nga mesi i vitit 2019, në mënyrë që të mund të vihen në jetë në fillim të janarit të vitit 2020
Tre ditë para pushimeve të fundvitit dhe pas debatesh shumë të gjata, qeveria e kancelares Angela Merkel miratoi dy projektligje për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar.
Ato u prezantuan të mërkurën nga tre ministra: Horst Seehofer, ministër i Punëve të Brendshme, Hubertus Heil, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Peter Altmaier, ministër i Ekonomisë, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin. Projektligji i parë rregullon imigrimin e fuqisë punëtore nga jashtë, ndërsa projektligji i dytë u mundëson si ish-azilkërkuesve të refuzuar (me Duldung) të kthehen në imigrantë ekonomikë, raporton “DW”.