Mbi 42 mijë euro janë ndarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në krye me Xhelal Sveçlën, për blerjen dhe montimin e perdeve. Por, çfarë lloj perdesh bleu kjo ministri që i kushton aq shtrenjtë?
Sipas dosjes së tenderit, MPB’ja ka blerë 3 mijë e 700 perde vertikale (paluese) dhe 100 perde rollne për objektet e saj.
Të dy këto lloje perdesh ishin kërkuar të ishin të cilësisë së lartë dhe me elementet që kërkoheshin, derisa caktimi i ngjyrës i ishte lënë në dorë menaxherit të projektit.
Për këtë tender ishin planifikuar të shpenzoheshin 60 mijë euro, por që në fund kontrata është nënshkruar për 42 mijë e 728 euro.
Tenderin e ka fituar Ndërmarrja Tregtare Grafike “Blendi O.P”.
Kontrata është nënshkruar më 8 korrik 2022 dhe kohëzgjatja e saj është 36 muaj./Reporteri.net