Shkruan: Enver Hajrullahu
Analizë për Zgjedhjet Lokale 2021 në Gjilan
Para se të filloj me analizën e zgjedhjeve komunale 2021, ndalemi dhe analizojmë përbërjen aktuale gjegjësisht zgjedhjet komunale të vitit 2017.
Kuvendi komunal në fillim të manadatit kishte këtë përbërje:
LDK- ja ishte e para me 14.723 vota, 34.35 % e përfaqësuar me 11 këshilltarë, VV-ja e dyta me 8.605 vota, 20.08 % e përfaqësuar me 7 këshilltarë, PDK-ja e treta me 7.350 vota, 11.51% e përfaqësuar me 6 këshilltarë, AAK-ja e katërta me 4931 vota, 4.62 % e përfaqësuar me 4 këshulltarë, NISMA e pesta nërenditje me 1.982 vota, 4.62 % e përfaqësuar me dy këshilltarë, AKR-ja e gjashta dhe kishte 1958 vota, 4.57 vota dhe ishte e përfaqësuar me dy këshilltarë, KDTP-ja 827 vota, 1.93 % ishte e përfaqësuar me 1 këshilltar, LËVIZJA VATRA kishte749 vota, 1.75 % dhe ishte e përfaqësuar m e1 keëshilltar, dhe e fundit lista srpska me 659 vota, 1.54 % dhe ishte e përfaqësuar me 1 këshilltar d..m.th gjithsej kuvendi komunal në Gjilan ka 35 ulëse (këshilltarë)
Partitë që nuk kanë fituar ulë janë: PD kishte 523 vota, 1.22 %, GEP 235 vota, 0.55 %, SLS 132, 0.31 %, BALLI KOMBËTAR 76 VOTA, 0.18 % dhe e fundit PSD-ja kishte 57 vota, 0.13 % d.m.th. 1.023 vota i shpërndahen partive fituese.
Në zgjedhjet e vitit 2017 kishin marrë pjesë 4.6214 dhe vota të vlefshme kishte 4.2858, atëherë shtrohet pyetja pse lista srpska e ka fituar një vend në kuvendin komunal, lista srpska për 16 vota që janë bartur nga partisë jofituese e ka fituar ulësen në KK.
Lista srpsa nëse e llogarisim 659 e pjesëtojmë me numrin e votave pjesëmarrëse dhe e shumëzojmë me vendin e ulëseve në kuvend me 35 del se ka 0.499 % dhe nuk janë të mjaftueshme
659/46214×35=0.499
Mirpo votat e partive politike që nuk kanë mundur të fitojnë ulëse kanë qenë 1023 dhe këto vota duhet të shpërndahen partive fituese dhe lista srpska me 1.54 % nga këto vota ka marrë 16.
(1.54 %) 0.0154×1023=15.75 listës serbe i takojnë 16 vota
16+659=675 vota 675/46214×35=0.511
(Në fund do të analizojmë se sa vota i duhen një partie politike pë ta fituar një ulëse në kuvendin komunal)
Mirpo nëse i referohemi zgjedhje të fundit parlamentare që u mbajtën më: 14 shkurt, 2021 do të kishim një rezultat shumë interesant, pra numri i fletë votimeve të vlefshme ka qenë 50207 dhe radhitja ka qenë: VV-ja e para me 32742 vota, 65.21 %, LDK-ja e dyta me 7611 vota, 15.15 %, PDK-ja e treta me 5.868 vota 11.68 %, AAK-JA 1.417 vota, 2.88 %, lista srpska 596 vota, Nisma 550, 1.09 % etj dhe vota të tjera 1.182
Nëse në zgjedhje do të ishtin këto shifra atëherë kukvendi do të dukej kështu:
VV-ja 32742/50207×35=22.8, ka fituar 23 mandate,
LDK-ja 7611/50207×35=5.3, ka fituar 5 mandate,
PDK-ja 5868/50207=4.09, ka fituar4 mandate,
AAK-ja 1417/50207=0.98 ka fituar 1 mandat dhe
(dy mandate e mbetura llogariten në bazë të votave të shpërndara, në bazë të kësaj llogaritje një mandat plus e ka LDK-ja dhe një PDK-ja))
Në qoftë se dëshirojmë ta dimë se sa vota nevojiten pëë një mandat duke j’u referuar votave të 17 shkurtit 50207 fletëvotime të vlefshme (vlen për partitë e vogla), sepse pë partitë e mëdha nuk është problem,atëherë për t’u përfaqësuar në kuvend një parti politike duhet të ketë së paku 720 vota
Llogaritet numri i votave pjesësuar më numrin e votave të vlefshme dhe duke e shumëzuar me numrin e ulëseve në kuvendit (në Gjilan janë 35 ulëse) 720/50207×35=.0501.
Ndërsa për ta fituar mandatin e dytë duhet të ketë së paku (gjithmonë duke i’u referuar 50207 votave të vlefshme) 2.160 vota, 2160/50207×35=1.505.
Ndërsa pë mandatin e tretë duhet t’i ketë së paku 3.600 vota 3600/50207×35=2.509, dhe kështu vazhdon me radhë.
Mirpo pas publikimit të listave zyrtare të kandidatëve të partive politike nga KQZ-ja (sepse mund të pësojnë ndryshime) atëherë do të analizojmë secilën listë veç e veç, sepse me 17 tetor rezultati varet shumë nga emrat që janë pjesë e listës zgjedhore.
P.s mos të koncentrohemi në zgjedhjet e 2017 gjithashtu as në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 (kanë qenë zgjedhje parlamentare) sepse në zgjedhjet e 17 tetorit, gjithçka do të jetë shumë më ndryshe…
Shiheni…
Me respekt,
EH