Opinion: Emrush Shkodra
Krejt pak sa jemi te vizita e përfaqësuesit të kancelarit gjerman për Ballkanin Manuel Sarazin para dy jave, dhe kërcënimit të tij kundrejt Kosovës, e cila duket se u tejkalua lehtë dhe pa ndonjë lajm sensacional që jemi mësuar të shohim nga politikat që vijnë nga qarqe pro-et-kontra në vend.
Nga qershori i 2023-ës Kosova po kundërshton futjen e mallrave serbe në Kosovë me pretendimet e autoriteteve të Kosovës që e ka ndaluar për arsye sigurie futjen në territorin e saj të mallrave serbe, me pretendimin se bashkë me to mund të hyjnë edhe armë, nga ku qëndrimi i Kosovës është se edhe instanca tjera janë shfrytëzuar në dëm të marrëveshjeve siç kishte shpërfaqur në një raport të saj edhe deputetja e parlamentit britanik Alicia Kearns, se serbët përdorin ndihmat e shpejta dhe ambulancat për transportim të armëve.Por, nuk është esenca këtu, për qëndrimin e autoriteteve të Kosovës që kanë bllokuar transportin e mallrave si marrëveshje në CEFTA, e cila po kërkohet me ngulm nga Gjermania, edhe pse dihet se shpesh herë Gjermania ka mbajtur anën tonë në shumë procese.
Interesat politike dhe situatat e krijuara gjeopolitike me theks të veçantë ato ekonomike tashmë kanë ndryshuar, dhe ky ndryshim ka ndikuar edhe në politikën gjermane.Marrëveshjet e fundit me investimet gjermane në serbi dhe marrëveshja e arritur për shfrytëzimin e minierave me litium, ka bërë që Gjermania të mos jetë ajo që dikur ishte në anën tonë.Dhe çfarë pas kësaj?Përfaqësuesi gjerman erdhi dhe kërcënoi qeverinë e Kosovës se nëse Kosova nuk thotë “PO” deri para samitit që do të mbahet në Berlin, në mes të tetorit, do të ecët para duke aplikuar formula 6 minus 1, dhe se Kosova do të vuaj pastaj pasojat dhe kostot financiare të republikës së Kosovës.Sikur të ishte kjo!Sarazin shpërfaqi haptazi, se presioni mbi vendin tonë do të jetë edhe më i madh se kjo!Ai tregoi, ndoshta pavetëdijshëm se nëse as kjo nuk arrihet të bind Prishtinën si presion nga BE, atëherë do të ri aktualizohet marrëveshja rajonale “Open Ballkan”, zotëria ishte shumë i prerë në një intervistë dhënë KTV-së.Praktikisht, “Open Ballkan” ishte një lëvizje që kishte mbledhur shtetet e Ballkanit si: Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, duke anashkaluar Kosovën.
Kjo iniciative tha Sarazin, ishte krijuar për të anashkaluar Kosovën pikërisht për politikat e atëhershme që ndiqte. Dhe vazhdoi Sarazin, projekt-propozimi ishte serb që ishte iniciuar nga Serbia dhe mbështetur nga Shqipëria.Siç duket, Shqipëria nuk ishte fare pjesë e tavolinës ku flitej dhe bëheshin politikat rajonale, e as atëherë kur arriheshin marrëveshje në mes shteteve të Ballkanit, ajo ishte vetëm mbështetëse e Open Ballkan, se ashtu kishte kërkuar BE.
Athere, në po kercenohemi se nese nuk respektojme marrëveshjen e CEFTA-s edhe pse
serbët po perdorin keto organizata per destabilizmin e Kosoves, do ta kthejme serish Open Ballkan.
Marreveshja e CEFTA-s ishte krijuar me qëllim lehtesimi te kembimeve tregtare te vëndeve
të Ballkanit Perëndimor.
Kosova me te drejtë kerkon qe te respektohet si pale e barabarte ne kuader te kesaj
organizate.Kosova me te drejte kerkon qe Kosova te perfaqesohet si shtet qe ka shpallur pavaresine, e jo permes UNMiK-ut.
Kosova me te drejte kerkon që simbolet e Kosoves, vulat doganore, dhe dokumentet shtes® q tregone je barazi ne mes shtetesh te respektohen.
Kosova me te drejte kerkon që mallrat serbe ti nenshtrohen masave te sigurise per shkakun se tashme eshte vertetuar se serbet e kanë keqperdor marreveshjen duke futur armatim nën siglen e marrëveshjeve per qarkullim te lire te mallrave.
Kosova, ka te drejte, ka te drejte. Po ka te drejte!
Kosova mund te kete te drejte ne te gjitha sferat, por duket se eshte nje shprehje ku thuhet
se politika eshte arti i te mundshmes e jo te se drejtes!
Nuk e di kush e kujton, vetem se njehere KM i Shiperise kishte thënë: “Ballkan i hapur, ose lufte dhe gjakderdhje”.
Tash fjala lufte s’po perdoret me kundrejt Kosovës si presion!!!