Dardanët kanë pësuar një tjetër humbje sot, në eliminatoret për Kampionatin Botëror.
Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat 0-1 nga Gjeorgjia.
Pas ndeshjes ka folur trajneri Bernard Challandes që vlerësoi se ekipi i tij ka luajtur mirë.
“Jam i zhgënjyer me ekipin pasi luajtëm mirë, përformanca nuk ishte e keqe dhe merituam më shumë”.
“Krijojmë shanse por mungon pasimi i fundit, në pjesën e dytë kemi dominuar por ka munguar tranzicioni”.
“Ne kemi mundur të fitojmë më shumë pikë në këto kualifikime, për mua nuk është problem pozita e katërt ose e pestë”.
“E di që duhen rezultatet, këtë herë nuk i kemi arritur ato”.
“Nuk e mendoj të ardhmen, unë bëjë punën time dhe jap maksimumin, më pas vendos federata për edicionin e ardhshëm”, përfundoi Bernad Challandes.