Më 15 maj 2018 duke filluar nga ora 22:30, njësia për hetimin e trafikimit me njerëz, nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, kanë zhvilluar planin operativ “Maji 2018” me qëllim të parandalimit apo të identifikimit të ndonjë viktime potenciale të trafikimit.
“Me këtë rast janë bërë kontrollimi i lokaleve (kafeneve): “Trend” në fshatin Pozheran, “Kalaja” në fshatin Kllokot, “Kometa” në magjistralja Gjilan-Ferizaj (në dalje të fshatit Livoç i Ulët) dhe te “Adriatika” në magjistralen Gjilan-Kamenicë”, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Në zbatimin e këtij plani kanë marr pjesë edhe zyrtarë të institucioneve tjera si të: Administratës Tatimore e Kosovës, Inspektorët e Punës dhe Inspektorët Komunal.
“Janë gjetur gjithsej 23 punëtore duke punuar në këto kafene. Me qëllim të plotësimit të proceduarave dhe dhënies së mundësisë për tu deklaruar nëse ndonjëra nga to mund të jetë viktimë potenciale e trafikimit, janë intervistuar të gjitha, por nuk janë gjetur element të veprës penale, ndërsa pesë (5) punëtoreve qe nuk kanë qenë shtetase të Republikës së Kosovës dhe nuk kanë poseduar leje qëndrimi, iu janë sekuestruar dokumentet e udhëtimit. Për procedura të mëtutjeshme do të merret Polica e Kosovës, drejtoria e migrimit”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, gjatë kontrollit ne lokalin “Kalaja”, Njësite të Policisë së Kosovës, për reagim të Shpejtë kanë hasur të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës i cili ka poseduar një revole dhe të njëjtin e kane shoqëruar në stacionin policor të Kllokotit, pas intervistimit lënda me procedurë te rregullt dërgohet në gjykatë.